Kryesindikalisti i Policisë: Sondazhet e fundit - befasuese, pakënaqësitë janë evidente

Aktuale

Kryesindikalisti i Policisë: Sondazhet e fundit - befasuese, pakënaqësitë janë evidente

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 09:17
Imer Zeqiri

Për sondazhin, kanë folur edhe përfaqësues të sindikatavetë cilët kanë rreth vetës mijëra anëtarë.

Për kreun e Policisë, Imer Zeqiri sondazhet kanë qenë befasuese, përkundër pakënaqësive.

Zeqiri thotë se zgjedhjet do jenë përcaktuese që do tregojnë se sa të kënaqur janë qytetarët e punëtorët.

“Ne po e dimë që pakënaqësitë janë evidente por sondazhet janë befasuese. Pakënaqësitë janë për shkak të kushteve dhe kërkesave që i kemi pas për me plotësu secila sindikatë edhe policët. Sa i plotëson kërkesat qeveria dhe sa do të jenë të kënaqur qytetarët dhe punëtorët do ta dëshmojnë zgjedhjet”, ka thënë Zeqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat