Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka shpërndarë në rrjetin social “X” një deklaratë të zëdhënëses së tyre Maria Zahkarova.
Ajo ka zgjedhur të përzihet në çështjen e Draftit të propozuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ajo pretendon se Drafti i propozuar për Asociacionin brenda sistemit qeverisës “kosovaro-shqiptar do të privonte atë nga funksionet e rëndësishme ekzekutive”.
Sipas saj, brenda kuadrit ligjor ekzistues ndërkombëtar “s’ka asnjë alternativë për arritjen e një zgjidhjeje”.