Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për vdekjen e politikanit veteran gjerman, Wolfgang Schäuble, i cili vdiq sot në moshën 81 vjeçare.
Kurti tha se është mirënjohës edhe për përpjekjet e tij drejt paqes dhe sigurisë së Kosovë.
“I pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e politikanit të nderuar gjerman Wolfgang Schäuble, i cili ndihmoi në krijimin e ribashkimit gjerman dhe ishte një përkrahës i madh i unitetit europian.
Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij drejt paqes dhe sigurisë së Kosovës dhe shprehim ngushëllimet tona për popullin gjerman”.