Gazetari, Bahri Cani i pyetur se a janë bërë gati për të pritur qytetarët e Kosovës, në formë shakaje tha që tani ndodhen në pushime dhe telefonat nuk po i punojnë mirë.
Përtej kësaj shakaje, Cani tha që janë të lumtur dhe të gatshëm që t’i presin qytetarët e Kosovës.
Ai tutje, duke folur për efektet e liberalizimit të vizave tha që nuk ka shifra të sakta por që nga 450-500 mijë qytetarë shqiptarë me vendqendrim në Gjermani.
Cani deklaroi po ashtu se keqkuptimi më i madh që po bëhet është punësimi, sepse liberalizimi i vizave nuk mundëson punësim në zonën shengen.
“Njerëzit mund të vijnë këtu, të vizitojnë familjet e tyre, vendet e ndryshme por për punësim duhet të kërkojnë vizë pune", ka thënë gazetari Cani.