Mehdi Kozhani, ish-hetues i Krimeve të Rënda ka folur edhe për vrasjen e Liridona Ademajt, të porositur nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Ai tha se policia në mënyrë rekorde ka zbarthyer rastin, ndonëse thotë se motivi mund të mos zbulohet kurrë.
“Motivi mund të mos zbërthehet kurrë. Më e rëndësishme është të bëhen prova dhe dëshmia që një person me dashje e ka organizu dhe e ka kry vrasjen. I ka impliku edhe dy apo tre persona tjerë.
Ka arrit në mënyrë të paskrupullt, tinëzare me bë dëshmi kinse kam qenë me fëmijë, edhe fëmijët me i involvu. Me u dok kinse ka qenë viktimë e në fakt e ka organizu krejt prapaskenën e vrasjes së gruas së tij. I ka impliku tre persona”.