Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi Avni Arifi, ka folur edhe për epilogun e Asociacionit.
Sipas Arifit, partia në pushtet së shpejti do ta dërgojë vendin në zgjedhje.
Ai thotë se kjo do të ndodh pasi verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin.
“Në atë çfarë reflektojnë zyrtaret e VV-së shanset janë reale që pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e statuti të Asociacionit, VV do ta dërgoj vendin në zgjedhje”, thotë Arifi.
Partitë opozitare në vend kanë kërkuar që dokumenti i Asociacionit të shkojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.
Draft-statuti i hartuar nga diplomacia perëndimore iu dorëzua Qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe asaj të Serbisë, në fund të tetorit-2023.