Analisti Xhevdet Pozhari, ka folur për sondazhin e realizuar së fundmi nga UBO Consulting, i cili e nxori Lëvizjen Vetëvendosje të parën.
Ai ka thënë se derisa VV-ja qeveris me duar të pastra, nuk ka arsye të shqetësohet shumë, përcjell Bota sot.
“Paskan ra përtokë disa analistë anti-qeveritar pasi që i kanë pa sondazhet.
Mundi ju paska shku huq.
Përndryshe, derisa VV qeverisë me duar të pastra, nuk ka arsye të shqetësohet shumë.
Gara e partive tjera do të jetë që të hyjnë në koalicion për të bashkqeverisë. I ka lëshu marmellada, nuk kanë takat me qëndru më gjatë në opozitë”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.
Në një postim tjetër, ai ka paralajmëruar se pas 1 janarit, shumë gjëra do të ndryshojnë në Kosovë.
“Personalisht, nuk ju besoj sondazheve. Sidomos pas 1 janarit, asgjë më s'do të jetë e njëjtë në Kosovë. Shumë hesape do të ndryshojnë!”, ka thënë Xhevdet Pozhari.
Sipas rezultateve të sondazhit, po të mbahen zgjedhjet këtë të diele, Lëvizja Vetëvendosje do të dilte e para.
Partia që është në pushtet kryeson me 48.5%, pasuar nga PDK-ja që është listuar e dyta me 18.2 për qind, kurse e treta LDK-ja me 17. 9% dhe AAK-ja me 6.8%.
Ky sondazh ka nxitur reagimin e ashpër nga opozita, e cila e ka quajtur “të porositur”.