Osmani: Urdhri për sulmin terrorist në Banjskë erdhi nga Vuçiq

Aktuale

Osmani: Urdhri për sulmin terrorist në Banjskë erdhi nga Vuçiq

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 22:36
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se disa prej shteteve aleate të Kosovës, qysh në ditën e parë pas sulmit të Banjskës në takimet me krerët e shtetit të Kosovës kanë paralajmëruar “masa të ashpra në raport me Serbinë nëse konfirmohet se Serbia si shtet kanë qenë të involvuar në këtë sulm”.

Tutje ajo tha se sulmi terrorist në Banjskë erdhi me urdhrin e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Tani unë nuk po e përmend kush saktësisht ka zhvilluar hetime, mirëpo ka hetime të përfunduara dhe nga disa shtete aleate të cilat kanë dëshmuar drejtpërsëdrejti edhe involvimin e institucioneve shtetërore serbe, tani disa prej tyre dihet..urdhri ka ardhur nga vet presidenti Vuçiq kjo tashmë është e dëshmuar, tani ne duhet siç na është thënë nga aleatët të presim edhe pak sepse secili prej tyre i kanë procedurat e veta të brendshme kur bëjnë publike rezultatet e hetimeve apo konkluzione kështuqë jemi në bashkëpunim me ta, asnjëherë nuk e përjashtoj mundësinë që shumë shpejt të dalim me konkluzione të tilla, por mos harroni ne jemi Kosova dhe ne e bëjmë vlerësimin e interesave tona , këto janë shtetet jera dhe e bëjnë vlerësimin e momentit me të duhur bazuar edhe në interesat e tyre edhe në mënyrën se si ata i vlerësojnë interesat rajonale apo raportet që i kanë edhe me Kosovën edhe me Serbinë edhe diskutimet që i kanë brenda NATO-s ku fatkeqësisht ne akoma nuk jemi “, tha e para e shtetit.

Osmani pranoi se janë të dëshpëruar me mospërgjigjen e deritashme të shteteve aleate për masa ndaj Serbisë.

“Por natyrisht nuk humbim shpresë nga diskutimet që unë kam vazhdimisht për këtë temë me aleatët tanë na jepin shpresë që një gjë e tillë do të marrë drejtim do të thoja të ardhmen por i kanë edhe ata vlerësimet e veta”, tha Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat