Hamza: Shtatorja e komandantit Adem Jashari së shpejti do të vendoset në Mitrovicë

Aktuale

Hamza: Shtatorja e komandantit Adem Jashari së shpejti do të vendoset në Mitrovicë

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 22:41
Shtatorja e komandantit Adem Jashari

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se shumë shpejt shtatorja e komandantit Adem Jashari do të vendoset në këtë qytet.

Ai ka publikuar edhe një fotografi ku shihet se shtatorja është pothuajse e përfunduar.

“Shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari, së shpejti në Mitrovicën tonë”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Komandanti legjendar, Adem Jashari, u vra më 7 mars të vitit 1998, pas një sulmi brutal dhe një masakre nga forcat serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat