Shumë qytetarë kanë dalë të presin ardhjen e vitit të ri 2024 në sheshet kryesore të Prishtinës.
Ata po festojnë nën tingujt e muzikës, në koncertin që Komuna e Prishtinës ka organizuar në bulevardin “Xhorxh Bush”.
Qytetarët shprehen të kënaqur me organizimin duke ndarë mendimet e tyre për KosovaPress.
Qytetari Labinot Rexhepi shprehet se të gjitha ëndrrat që i kanë pasuar janë realizuar.
"Super, gjithçka është në rregull. Kemi pritur shumë për viza, por tani është realizuar ëndrra, tash jemi gjithçka në rregull," tha ai.
Ndërsa Ermal Alaj shprehet se për këtë vit shpreson të bëjë punë më të mira.
“Të bëhen punët më mirë," tha shkurt ai.
Një qytetar tjetër uron vetëm suksese për vitin që po hyjmë.
Ndryshe, e veçanta e këtij viti është se më 1 janar nis liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.