Analisti politik Binak Maxharraj, ka kritikuar shefin e Bashkimit Evropian për Siguri të Lartë Josep Borrell, lidhur me deklaratën e tij të fundit, për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Borrell, dje e quajti “vendim historik”, lëvizjen e lirë të qyterarëve të Kosovës. Mirëpo, sipas Maxharrajt, sa për Borrellin, Kosova do të ishte ende pa viza, përcjell Bota sot.
Reagimi i analistit në Facebook:
Borell: Liberalizimi i vizave, vendim historik
Sa për Borellin, Kosova ende do të ishte pa viza!
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell thotë se nga dje hyri në fuqi një vendim historik i BE-së, duke iu referuar liberalizimit të vizave.
Tash pasi u liberalizuan vizat pas 15 vite pritjeje, Borell kishe po them diçka, kurse deri më tani as që i ka përmendë, jo vetëm vizat por së bashku me Lajçakun janë munduar me i vu ndërskamca sa kanë mundur dialogut në favor të Serbisë.
Ishalla Katalonia e Spanjës nuk do të presë 15 vjet për t’iu libaralizuar vizat kur krijohen kushtet për to.
Sa për Borellin e Lajçakun, liberalizimi i vizave kurrë nuk do të ndodhte në Kosovë.