Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Kosova është në regres, derisa është nën sanksione, teksa shpreson që ato të hiqen këtë vit.
Ajo ka folur edhe për liberalizimin e vizave, teksa ka thënë se qytetarët duhet të dalin të shëtisin por të kthehen sërish në Kosovë.
Ajo ka shtuar se liberalizimi është keqkuptuar duke menduar që të shkojnë e të punojnë, por që liberalizimi nuk është për punë.
Ndryshe nga 1 janari qytetarët kanë të drejt të lëvizin pa viza në BE.