Aleanca Kosovare e Bizneseve në Kosovë ka njoftuar se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, trendi ekonomik do të jetë pa shenja përmirësimi.
Përmes një njoftimi në Facebook, AKB-ja ka shkruar se viti 2024 do të jetë vit i hovshëm politik, i cili pritet të krijojë koalicion të ri qeverisës me qëllim arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë –Serbi.
Ndryshe, kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka thënë se Kosovës i duhet një zhvillim i hovshëm politik, ekonomik dhe integrues, për të parandaluar ikjen e të rinjve.
Postimi i plotë:
2024 vit i hovëshem zgjedhor në Kosovë
Trendi ekonomik pa shenja përmisimi do të jetë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti,por do të jetë vitë i hovëshem zgjedhor politik I cili pritet të krijoj kualicion të ri qeverisës më qëllim të arritjëse së marrveshjes përfundimtare me Serbinë për ti hapur rrugë investimeve të huaja dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Kryetari I AKB-së Agim Shahini vlersonë se Kosovës i duhet zhvillim I hovëshem ekonomik dhe integrues, klimë e lehtë investues për të rritë mirëqenien dhe parandalimin e ikjes së të rinjëve nga vendi.