Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, lordi David Cameron, nesër (e enjte) do të qëndrojë në Kosovë.
Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Nga kabineti i Presidentes kanë njoftuar se takimi do të zhvillohet në ora 9:00.
Mirëpo, nuk kanë treguar nëse do të ketë prononcim për media pas këtij takimi.