Haziri i kundërpërgjigjet Bislimit për Kushetutuesen: Gjykatësi që solli këtë vendim, është këshilltar i madh i Presidentes Osmani

Aktuale

Haziri i kundërpërgjigjet Bislimit për Kushetutuesen: Gjykatësi që solli këtë vendim, është këshilltar i madh i Presidentes Osmani

Nga: H.O. Më: 3 janar 2024 Në ora: 21:35
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një postim të tij në Facebook i është kundërpërgjigjur zëvëndëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. Ky I fundit e ka sulmuar rëndë Gjykatën Kushtetuese të vendit, duke thënë se kjo gjykatë nuk është kredibile dhe sipas tij vendimet e saj janë produkt i një mjedisi të korruptuar dhe se nuk i shërbën drejtësisë.

Haziri shkruan se një ekponent i VV-së dhe i emëruar i Qeverisë paska bërë kualifikime të rënda për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, kjo gjykatë ka rrëzuar dy president dhe një qeveri dhe më vendimin e saj ka krijuar ambient që Vetëvendosje t’i fitoj zgjedhjet.

Postimi i plotë:

Një ekponent i VV-së dhe i emëruar i Qeverisë paska bërë kualifikime të rënda për Gjykatën Kushtetuese.

Kredibiliteti i kësaj Gjykate është aq i lartë sa ka rrëzuar dy presidentë nga zyra dhe një qeverie ia ka mbyll mandatin pas gjashtë muajsh. Bash kjo Gjykatë, me vendimin e saj, ka krijuar ambieent që VV t’i fitojë zgjedhjet. Gjykatësi që e solli këtë vendim. është këshilltar i madh te Presidentja Osmani - Sadriu.

Jeni kontravers dhe mos mbajtes të fjalës e premtimit dhe kurrë nuk bëheni burrështetas kështu. Per qytetarët po shkaktoni pasiguri juridike, ndërsa për institucionin, po tregoheni mos respektues e besa edhe mosmirënjohes që ju hapën udhë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat