Ҫitaku i reagon Bislimit, thotë se deklarata e tij është alarmante dhe e rrezikshme

Aktuale

Ҫitaku i reagon Bislimit, thotë se deklarata e tij është alarmante dhe e rrezikshme

Nga: H.O. Më: 3 janar 2024 Në ora: 22:51
Ilustrim

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku ka komentuar deklaratën e Besnik Bislimit lidhur me Gjykatën Kushtetuese.

Ҫitaku shkruan në Facebook se një deklaratë e tillë është alarmante dhe e rrezikshme.

Postimi i plotë:

Deklarata e Besnik Bislimit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhënë “ Radio Gorazdevacit” do të mund të quhej skandaloze nëse Besniku do të ishte vetëm një qytetar pa funksion publik i republikës sonë.

Por, kur një ZVKM në detyrë shprehet me gjuhë të tillë kundër gardianit të Kushtetutës, është alarmante dhe e rrezikshme.

Demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat