Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar sot pritet të vizitojë Luginën e Preshevës.
Sveçla do të vizitojë komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Ai do të takohet me zyrtarët e pushtetit lokal shqiptar atje, po ashtu dhe me Këshillin Kombëtar Shqiptar.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/January/04/auto_404353071_1042793426775010_209181704349592.jpg)
“Fillimisht në orën 09:30 do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun në Medvegjë, më pas në orën 12:00 do të qëndrojë në Bujanoc ku do të takohet me deputetin Shaip Kamberi dhe në orën 15:30 do të vizitojë zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë”.