Gërvalla: Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm kur ka pasur qëndrim të qartë dhe kur ka vepruar me vendosmëri.
Në një konferencë për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Gërvalla ka thënë se ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova të jetë pjesë e Perëndimit.
“Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Ka qenë i suksesshëm kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Moske agresive. Ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova është pjesë e Perëndimit. Mbi 90 për qind e mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së”, ka thënë Gërvalla gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.
Gërvalla e ka falënderuar Cameronin për mbështetjen e vazhdueshme që Britania po i jep Kosovës në fusha të ndryshme.
“Është kënaqësi e veçantë ta kemi në Kosovë ministrin e Jashtëm të Britanisë. Pas një kohe goxha të gjatë, është vizita e parë e një ministri të Jashtëm britanik në Kosovë. Gjatë bisedës, folëm rreth zhvillimit të jashtëzakonshëm të Kosovës në fusha të ndryshme, sidomos në sundimin e ligjit dhe demokracisë. E falënderova për mbështetjen që Britania i ka dhënë Kosovës para dhe pas luftës dhe rolin e Britanisë në ndalen e gjenocidit të Serbisë në vitet ’90. Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse. E falënderova për dërgimin e trupave shtesë pas sulmit të Kosovës nga Serbia më 24 shtator”, ka shtuar Gërvalla.
Ministrja e Jashtme ka thënë se e sheh Britaninë si aleate shumë të rëndësishme në NATO, “aty ku Kosova synon të anëtarësohet”.
Cameron në Prishtinë: Jemi këtu për t’ju përkrahur, ndihmuar dhe promovuar
Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron në një konferencë për media tha se ndodhet në Prishtinë për të mbështetur, promovuar dhe ndihmuar shtetin e Kosovës në të gjitha mënyrat që munden.
Cameron të mërkurën mbrëma ka arritur në Prishtinë, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti.
Ai sot në orët e mëngjesit është takuar me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Cameron në një konferencë të përbashkët tha se ndodhet këtu për të shprehur mbështetjen, ndihmën dhe promovimin nga Britania e Madhe.
“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it….”, tha ai.
Gërvalla pas takimit me Cameron: Perëndimi ka nevojë për qasje të re ndaj Ballkanit
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.
Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Gërvalla ka theksuar se Perëndimit i nevojitet që të ketë një qasje të re ndaj Ballkanit.
“Gjatë bisedës e njoftova rreth zhvillimit të jashtëzakonshëm të Kosovës në fusha të ndryshme, e sidomos në fushën e rendit dhe ligjit. Duke vënë në pah sfidat që u përballëm, r falënderova për mbështetjen britanike. Kosova do të jetë mirënjohjes për jetë”, ka thënë Gërvalla.
Tutje, ajo ka thënë se ka shprehur mirënjohjen e thellë për reagimin e shpejtë të Mbretërisë së Bashkuar pas sulmit të 24 shtatorit dhe dërgimin e trupave shtesë.
“Kosova është e hapur dhe e gatshme për biznes. Që Kosova është pjesë e perëndimit për këtë nuk ka asnjë dilemë”, ka shtuar ajo.
“Perëndimi ka nevojë për një qasje dhe strategji të re. Pyetja qendrore këtu për shkak të gjeografisë është se kush është me Perëndimin e kush jo?”, ka thënë ajo tutje.
Sipas saj, recetat e vjetra të para sulmit të Rusisë kundër Ukrainës nuk funksionojnë më.
“Perëndimi ka qenë i suksesshëm atëherë kur ka pasur një qëndrim të përbashkët. Mbretëria e Bashkuar për Kosovën është një partner i veçantë strategjik”, ka potencuar Gërvalla.
Më tej, ajo e ka treguar se gjatë takimit me Cameron, e ka falënderuar atë për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.
Gërvalla pret në takim Cameron
Ka nisur takimi ndërmjet ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Pas takimit, Gërvalla dhe Cameron do të deklarohen për media.
Më pas, Cameron pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Ndërkaq një takim me kryeministrin Albin Kurti, Cameron e zhvilloi mbrëmë.
Kurti, ka takuar sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë.
Kurti i uroi mirëseardhje të veçantë në Prishtinë, sekretarit Cameron, thuhet në njoftim e zyrës së Kryeministrit
Ai u shpreh i lumtur që vitin 2024 po e fillon me një takim të rëndësishëm dypalësh me miken, partneren dhe aleaten e afërt të Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, teksa e uroi sekretarin Cameron për detyrën e tij të re dhe Vitin e Ri 2024.
“Në takim u theksua vlera edhe rëndësia e marrëdhënieve të forta bilaterale ndërmjet dy shteteve, teksa u diskutua për fushat dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit dypalësh në shërbim të interesave të përbashkëta dhe të fuqizimit të raporteve të ndërsjella.