Cameron: Do vazhdojmë t’i ndihmojmë Kosovës në të mënyrat që mundemi

Aktuale

Cameron: Do vazhdojmë t’i ndihmojmë Kosovës në të mënyrat që mundemi

Më: 4 janar 2024 Në ora: 09:42
David Cameron

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se Britania e Madhe vazhdon ta mbështesë, ndihmojë dhe promovojë Kosovën, në të gjitha mënyrat që munden.

Në një konferencë të përbashkët me ministren e jashtme, Donika Gërvalla, Cameron ka theksuar se Britania do të ndihmojë në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse.

“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it.

Jemi këtu që t’iu suportojmë, t’iu promovojmë dhe t’iu ndihmojmë në çdo mënyrë që ne mundemi. Keni pasur sfida të forta në korrupsion, por sfida kryesore është për të ndërtuar një shtet i cili është i sigurt për të gjitha komunitetet. Faleminderit për të gjitha diskutimet, do të ndihmojmë juve për njohjen e juaj në të gjitha shtetet. Ne ju suportojmë juve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat