David Cameron: Mbretëria e Bashkuar, krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën

Aktuale

David Cameron: Mbretëria e Bashkuar, krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën

Më: 4 janar 2024 Në ora: 13:43
Foto nga takimi

Minstri i Punëve të Jashtme britanike, David Cameron, po thotë se Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën.

Ky vlerësim i tij, vie pas takimeve që ai pati me liderët kosovarë, në kuadër të qëndrimit të tij për vizitë në Kosovë.

”Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën si një mbështetëse e gjatë e pavarësisë së saj.

Faleminderit, ministre e Jashtme @Gervallaschwarz, presidente @VjosaOsmaniPRKS dhe kryeministri @Albinkurti që më takuan për të diskutuar se si mund të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat