Analisti Arbnor Sadiku tha në një intervistë për Euronews Albania se liberalizimi i vizave ka qenë një akt i drejtë për Kosovën.
Ai tha se vlen të përmendet edhe fuqizimi i pasaportës së vendit, pasi sipas tij nga vendi 188 ka kaluar tashmë në vendin e 98.
Sipas analistit tashmë Kosova duhet të tregohet e kujdesshme në moslejimin e emigrantëve nga vendet e treta për të marrë pasaportën e Kosovës, pasi kjo mund të shkaktojë probleme.
“Liberalizimi i vizave ka qenë një akt i drejtë për Kosovën. Ajo që është me rëndësi është se shtetasit e Kosovës do mund të lëvizin lirshëm.
Në të njëjtën kohë pasaporta e Kosovës, ka lëvizur në indeksin e progresit nga vendi 188 në vendin e 98 duke bërë një progres të jashtëzakonshëm. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos u japim pasaporta personave që vijnë nga vendet e treta, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim”, tha Arbnor Sadiku.