Gazetarja jep detaje: Pse e përdorte Naim Murseli firmën e Liridona Ademajt?

Aktuale

Gazetarja jep detaje: Pse e përdorte Naim Murseli firmën e Liridona Ademajt?

Më: 4 janar 2024 Në ora: 15:09
Naim Murseli dhe gruaja e tij

Gazetarja Aida Topalli ka treguar detaje në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovës, ku autor i dyshuar është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Topalli tha se janë dy pista ku po heton policia, pasi Naim Murseli mund ta ketë përdorur emrin dhe firmën e viktimës për biznese të paligjshme.

“Ngjarja e Liridonës po vazhdon të mbajë peshë policinë e Kosovës, pasi një bashkëshort ka urdhëruar vrasjen e nënës së fëmijëve të tij. Një tjetër pistë ka dalë në dritë, dyshohet se Naimi ka përdorur emrin dhe firmën e Liridona Ademajt për të bërë biznes herë të ligjshme dhe herë të paligjshme, mes tyre edhe për tegeti diamantesh.

Një pistë tjetër është, që në momentin që Liridona ka kuptuar se çfarë ka bërë bashkëshorti, dëshironte të bënte denoncim. Bashkëshorti për ta penguar ka organizuar këtë atentat, por ende priten detaje zyrtare”, deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat