Lutfi Haziri në përvjetorin e 21-të të vrasjes e ka kujtuar kolonelin Tahir Zemajn, bashkë me familjarët e tij Enisin dhe Hasanin.
Ai ka thënë se koloneli është vrarë në pritë për të ndalur në rrugën e vështirë për ndërtimin e paqes. "Ai që e fiton luftën, di më mirë ta ndërtojë paqen", ka shkruar Haziri.
“Enisi, djali i tij, ishe afër babait duke e shijuar çdo ditë lirinë në Kosovë. Hasani, miku im, veprimtari i madh, i rezistencës, kryengritës për Liri, Pavarësi e Demokraci, jetoi si idealist dhe luftoi si i tillë. I ndalen, por ata nuk e dinë që u ringjallën.
Shembulli i tyre është mbjellë si farë te të gjithë ata që besojnë në liri, atdhe e Zot”, ka shkruar tutje Haziri.
Ai ka thënë se drejtësia sado e vonë që të jetë, do të fitojë.
Postimi i plotë: