Politikani serb, Nikola Sanduloviq, është nga të rrallët që ka kërkuar falje për krimet macabre të Serbisë në Kosovë. Madje ai i ka vizituar edhe varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Këto veprime nuk i kanë pëlqyer shtetit serb, shërbimi sekret i së cilit e ka kidnapuar politikanin Sanduloviq.
Sipas njohësit të cështjeve politike, Milazim Gashi, këto veprime Serbia i bën për t’i frikësuar serbët që të mos e përkrahin politikën e Kosovës.
Sipas tij kjo duhet të jetë alarm për ShBA-në dhe BE-në.
“Kjo ka qenë praktikë e ish-sistemit jugosllav, spektri që po don ta njoh realitetin në serbi, Qeveria I ka listu ata persona, që tentojnë të futen në tregjet politike të Kosovës, shërbimi I BIA-së, I ka evidentu jo vetëm atë por shumë politikanë serbë në kosovë, që I ndalë të mos e mbështesin politikën e Kosovës”, tha ai.
“Ky është alaram për BE dhe ShBA-në, sepse kemi të bëjmë me një kidnapim piublik të një politkani apo analisti serb”, tha ai.