Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i LVV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar shkrimin e Isa Mustafës, ish-kryetar i LDK-së, i cili ditë më parë foli për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe vendimin për arrest shtëpiak të Sali Berishës, ish-president i Shqipërisë.
Në lidhje me këtë deklaratë, Ramabaja ka pasur një shkrim të ashpër, duke e quajtur Mustafën “marionetë”.
“Kur marionetat në Prishtnë mbështesin marionetat në Tiranë…” – shkroi Rambaja.
Ndryshe, ish-kryeministri dhe ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka shprehur shqetësimin e tij ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri, ku lideri i njohur historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po qëndron në arrest shtëpiak lidhur me akuzat për korrupsion.
Mustafa ka shfrytëzuar rastin për të bërë një krahasim me situatën e ish-kryetarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, duke ngritur pyetjen nëse kjo reprezenton një “drejtësi shtetërore” apo një “turp kombëtar”.