Dje u mor vesh se Nikola Sanduloviq, politikan serb, është rrahur nga Shërbimi Sekret Serb (BIA).
Në lidhje me këtë ngjarje, ka pasur shumë reagime në Kosovë.
Dimal Basha, deputet i VV-së, ka komentuar këtë ngjarje, duke pyetur se çfarë testi tjetër duhet për të sanksionuar Serbinë.
“Çfarë testi tjetër ju duhet për ta mbajtur përgjegjës dhe për ta sanksionuar Serbinë?!
A ka Quint dhe ambasador të BE-së edhe në Beograd apo vetëm në Prishtinë?” – ka shkruar Basha.