Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka njoftuar se faqet e tij në rrjetet sociale si në Facebook dhe Instagram i janë mbyllur pa asnjë paralajmërim.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar që komunikimi me qytetarët nuk do të mungojë.
“Ka disa herë që faqet e mia ne Facebook dhe Instagram, mbyllen pa paralajmërim dhe pa arsye.
Megjithatë nëse një dritare komunikimi mbyllet, nuk do të thotë që ndalet komunikimi me qytetarë e miq, në secilën platformë e më së miri në atë tradicionalen: në sy.
Mirë u takofshim!”, ka shkruar ai.