Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar gjeneral Shaban Shalën në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Ai ka thënë se gjeneral Shala ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare.
"Veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, ai vu në ballë të organizimit të luftës çlirimtare. Pas luftës, dha kontribut të çmuar në proceset shtet-ndërtuese, me theks të veçantë në themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe transformimin në FSK", ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Në 12-vjetorin e shkuarjes në përjetësi të heroit të kombit, gjeneral Shaban Shala, kam bërë homazhe pranë varrit të tij.
Veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, ai vu në ballë të organizimit të luftës çlirimtare. Pas luftës, dha kontribut të çmuar në proceset shtet-ndërtuese, me theks të veçantë në themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe transformimin në FSK.
Kisha nderin që në kohën e luftës për liri, të bashkëveproj me vëllain e tij Bedriun, i cili ra heroikisht në ballafaqim me armikun në mbrojtje të Junikut, më 10 gusht 1998. Emri i tij u nderua nga Brigada 134 “Bedri Shala” e ZO të Dukagjinit.
Vepra e dalë-zotësve të atdheut si gjeneral Shala, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare. Lavdi!