Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar ashpër ndaj politikanëve të Kosovës, të cilët kanë reaguar me dhimbje për dhunën ndaj politikanit serb, por nuk e kanë hapur gojën për dhunën në Shqipëri ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës.
‘Të gjithë këta patriotë të pushtetit e opozitës në Kosovë, me plot reagime e dhimbje për dhunën e Vuçiqit ndaj politikanit të Serbisë, Sanduloviç!
Qele gur gojën për dhunën në Shqipëri ndaj liderit historik, Sali Berisha!
A me Serbinë, a me Shqipninë?!’, shkruan Tërmkolli në Facebook.