“BIA serbe në duart e terroristit Vulin”, Ibishi: Përndjek kundërshtarët e Vuçiç

Aktuale

“BIA serbe në duart e terroristit Vulin”, Ibishi: Përndjek kundërshtarët e Vuçiç

Më: 5 janar 2024 Në ora: 21:11
Eksperti i sigurisë, Nuedin Ibishi

Eksperti i sigurisë, Nuedin Ibishi ka komentuar arrestimin e Kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sanduloviç.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i ka duart te të gjithë shërbimet e shtetit.

Mes tjerash ai nënvizoi se ushtria serbe është në duart e terroristit Vulin.

“Vuçiç i ka duart te të gjithë shërbimet, në këtë rast dhe tek shërbimi sekret. Nuk duhet të përjashtojmë dhe rastin e Radioçiç. Ai dje ka qenë i implikuar në vendimet e Gjykatës ku është kërkuar nga Prokurori që t’i vazhdohet masa e paraburgimit të Radioçiç.  Mendoj se duhet të ketë reagim nga ndërkombëtarët. Ai është në ambulancë të burgut. Ata kanë sistemet e përcjellës dhe teknologji të reja. Ai është mbajtur në një vend sekret dhe është keqtrajtuar në mënyrë brutale. Shërbimi sekret merret me arrestimet e oponentëve politikë të presidenti aktual Vuçiç, dhe normal dhe të tjerëve.  Ky Shërbim po kthehet në dorën e Aleksandër Vulin”-tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat