“Sen s’ke bo hiç”, “Qeveri e dështune”, ministrja Haxhiu përplaset me një qytetar në Instagram

Aktuale

“Sen s’ke bo hiç”, “Qeveri e dështune”, ministrja Haxhiu përplaset me një qytetar në Instagram

Më: 6 janar 2024 Në ora: 12:10
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është aktive në Instagram. Ajo madje ka hapur një pyetësor ku qytetarët mund të i drejtohen me pyetje ose edhe me komente.

Një qytetar i dëshpëruar me Qeverinë Kurti, ka shfrytëzuar këtë mundësi për të dhënë kritika.

Personi në fjalë u shpreh i pakënaqur me ministren dhe Qeverinë.

“Sen s’ske ba hiç 00000. Kemi prit shumë prej teje e juve, qeveri e dështuar“, ishte komenti që u la të ministrja.

Haxhiu nuk nguroi që t’i kthej përgjigje, duke përkujtuar se ka mbështetje Qeveria Kurti nga siç tha ajo “pjesa dërmuese e qytetarëve”.

Image
Shkrimi

“Faleminderit, por kështu nuk mendojnë pjesa dërmuese e qytetarëve, të cilëve u shërbejmë me përkushtim të madh“, u përgjigj ministrja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat