Hasan Dakaj nga Prizreni, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdar.
Pas arrestimit të tij reaguan zyrtarë vendorë, gjersa u kërkua lirimi i menjëhershëm i tij.
Edhe eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar rreth kësaj ngjarje.
Ai i ka bërë thirrje të gjithë ish-ushtarëve të UÇK-së që ta shmangun kufirin me Serbinë, deri në një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/January/06/auto_414644678_6899212350146614_572432884990870834_n1704543304.jpg)