Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, në mëngjesin e së dielës nuk janë shumë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Për të dalë nga Kosova në Serbi, përmes pikës kufitare në Merdarë, qytetarët janë duke pritur mbi një orë. Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është 600 metra.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 6 e 32 minuta, pritjet për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë, janë 50 minuta, kurse kolona e automjeteve arrin në 300 metra.
Sipas kësaj qendre pritje pikat tjera kufitare nuk ka pritje.