“Pafytyrësia e qeverisë që dështimet i paraqet për suksese”, Haradinaj i kundërpërgjigjet mburrjes së Kurtit

Aktuale

“Pafytyrësia e qeverisë që dështimet i paraqet për suksese”, Haradinaj i kundërpërgjigjet mburrjes së Kurtit

Më: 8 janar 2024 Në ora: 12:46
Ramush Haradinaj

Mbrëmë doli me një shkrim mburrës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu kundërpërgjigj menjëherë.

Ai përmes një statusi duke shkruar se vendi “nuk mbahet mend” të ketë pasur “vit më të humbur se sa 2023”.

“Regres ne pozicionin ndërkombëtar të Kosovës; sanksione e ndëshkime nga aleatët strategjikë; asnjë njohje, asnjë investim i huaj; disfatizëm në raport me Serbinë e rrezikim i pavarësisë së vitit 2008; rritje enorme e çmimeve në artikujt elementarë, në energji, në tatime, në artikuj bazë ushqimor; dështim në investime e në zhvillim ekonomik; në arsim e në shëndetësi; me pagat më të ulëta në rajon; me afera të pazbardhura korruptive me rezervat shtetërore e tregtimin e energjisë; me luftë të paskrupullt ndaj gjyqësorit, me largimin masiv të rinisë nga vendi, e kështu me radhë”, shkroi Ramush Haradinaj.

“Natyrisht edhe me pafytyrësinë e qeverisë që të gjitha këto dështime t’i paraqes si suksese. Të gjitha këto dështime nuk mund të kalojnë pa ndëshkim. Prandaj sot, më shumë se kurrë kërkohet unitet e mobilizim që të ndalet rënia e shoqërisë dhe e shtetit”, ka përfunduar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat