Dy vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar vazhdojnë të jenë të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.
Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar tregojnë se qytetarët po presin deri një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, kolonat në dalje në këtë pikë arrijnë deri 150 metra.
Ndërsa, në Merdar, kolonat arrijnë deri 1200 metra, qytetarët po presin deri një orë e gjysmë.
Vendkalimet tjera kufitare janë më të qeta, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në dhjetë minuta.