Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdimësi është përballur dhe po përballet me kritika nga akterë të ndryshëm politik, partitë opozitare, të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë të dialogut me Serbinë, madje edhe të kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
E këtë vrull të kundërshtarëve politik të Kurtit, e ka komentuar veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi.
Ai në një shkrim të tij, e vlerësoi lartë të parin e qeverisë në përballet e tij me të shumta politike, veçanërisht me “opozitën dinake”.
Krahas kësaj, Bekteshi potencoi se ishte Kurti ai pavarësisht pengesave të shumta, arriti të dal triumfues në veri.
“Po, pranë te gjithë këtyre pengesave të panumërta, Kurti doli fitimtar në veri, duke zmbrapsur agresionin paramilitar serb, duke zvogëluar kontrabandën, duke ndaluar kultivimin e substancave narkotike, duke ndaluar prodhimin e kripto-monedhave, duke krijuar siguri per te gjithë në veri, duke zëvendësuar targat ilegale me të shtetit të Kosovës, duke nis faturimi i rrymës për herë të parë në veri, duke konfiskuar vilen multimilionshe dhe barkën e paramilitarit Radoiçiq që e shqetesonte veriun dhe liqenin e Ujmanit me vite, tani veriu frymon në Kosovë”, shkroi ndër të tjera Ramazan Bekteshi, transmeton “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Guximi dhe këmbëngulësia që u shpagua
Kurti, përball ka një opozitë dinake, pa principe pune dhe jo produktive, që gjatë sundimit të saj i ka sjell vendit tradhti, fatkeqësi dhe plaçkitje masive.
Kurti, ka përball disa mediume shpifëse e propaganduese, që e bëjnë këtë gjthemone në emër të fjalës së lirë.
Kurti përball ka një KM shqiptar që haptas është në anën e armikut, ai mbetet njeriu me i rrezikshëm i Kosovës.
Kurti, përball ka bandat e veriut që kjo opozitë i ka rrit, i ka fuqizuar, i ka bërë të pasura e të paprekshme, por ja që qeveria Kurti i ka fut në birë të miut.
Kurti, ka pas përball Ëagnerin, bandat serbe, priftërinjtë dhe kishat serbe ku fshihej arsenali luftarak, e bëheshin plane ogurzeza.
Përball kishte ambasadorin rus që vinte afër kufirit kërcënonte në tokë, derisa në ajër MiG-ët e tij dhe Vuçiqit kërcënonin Kosovën.
Kurti kishte përball një parlament që ia hante “qershiat” pa pjek, derisa ndonjë bashkë partiak që ia pinte duhanin fshehtas, kishte prej atyre që vajtonin se Kurti na prishi me aleatet, se “Kurti i shtyp serbet në veri si dikur Millosheviqi shqiptarët”, se Kurti e shpif rrezikun dhe luftën në veri, sepse atje gjoja s’paska rrezik, sepse është KFOR-i, ofshante opozita.
Kurti kishte përball alternativat e Escobarit, kishte Borrelin dhe Lajçakun, që derisa huliganët serb sulmonin KFOR-in i viheshin sanksione padrejtësisht Kosovës, por opozita në vend se të denonconte Vuçiqin, ajo shante Kurtin se na solli sanksione.
Po, pranë te gjithë këtyre pengesave të panumërta, Kurti doli fitimtar në veri, duke zmbrapsur agresionin paramilitar serb, duke zvogëluar kontrabandën, duke ndaluar kultivimin e substancave narkotike, duke ndaluar prodhimin e kripto-monedhave, duke krijuar siguri per te gjithë në veri, duke zëvendësuar targat ilegale me të shtetit të Kosovës, duke nis faturimi i rrymës për herë të parë në veri, duke konfiskuar vilen multimilionshe dhe barkën e paramilitarit Radoiçiq që e shqetesonte veriun dhe liqenin e Ujmanit me vite, tani veriu frymon në Kosovë.
Para gjithë këtyre ndodhive, Kurti më herët e vuri nën kontroll edhe një enklavë tjetër serbe, atë të Shtërpcës që qeveritarët e Listës serbe së bashku me ish qeveritarët tanë jo vetëm që kishin lejuar të masakrohej parku nacional i Kosovës, Brezovica, por kishin vjedh milionat me leje ilegale. Ata tani janë në burg, falë qeverisë Kurti.
Me Kurtin, shteti në veri e shtrin sovranitetin si asnjëherë më parë, edhe pranë aq shume pengesave që përballet, me ata që deshën të falin veriun dhe që bashkëpunuan me bandat atje.
Tani, opozita mund ta urrej Kurtin por meritat s’ia merr dot, sepse veriun qe deshi ta tregtoj ajo, Kurti ia ktheu sovranitetin dhe populli e çmon këtë veprim. Tani, opozita përballë Kurtit duket e mjerë, e pafuqishme dhe e kapitulluar.