Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka thënë se gjërat kryesore mes Kosovës dhe Serbisë, janë hapja e misioneve të përhershme dhe Asociacioni.
Ai ka theksuar se derisa interesi i vetëm i Serbisë është Asociacioni, për Kosovën është hapja e misionit të përhershëm në Beograd, pasi kjo sipas tij, është njohje de fakto e de jure e Kosovës nga Serbia.
Reagimi i Spahiut në Facebook:
Mos reciprociteti i menjëhershëm Qeverisë së Kosovës për targat është gabim trashanik. Kosova nuk përfiton asgjë nga fakti që në veturat e Serbisë fshihen me ngjitës simbolet kombëtare serbe, përderisa Serbia lejon të jetë i dukshëm simboli kombëtar kosovar në veturat kosovare që nga 01.01.2024. Kjo sepse në rastin tjetër Serbia do të kërkojë që Kosova të bëjë një hap tjetër pa mos e ketë bërë këtë hap Serbia. E targat nuk janë gjërat kryesore në këtë marrëveshje.
Gjërat kryesore janë hapja e misioneve të përhershme (në Beograd e Prishtinë) dhe asociacioni. Derisa Asociacioni është interes vetëm i Serbisë, hapja e misioneve të përhershme është interes vetëm i Kosovës. Dhe atë është njësoj interes i Kosovës si hapja e Misionit të Kosovës në Beograd si hapja e misionit të përhershëm të Serbisë në Kosovë, sepse në të dyja rastet d.m.th. njohje de fakto e de jure e Kosovës nga ana e Serbisë.