Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka komentuar vizitën që sot ambasadorët e QUINT-it ia bën ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit,
Basha ka shkruar se kjo vizitë është bërë që të shikohen mundësitë e zgjedhjeve të parakohshme për komunat në veri.
Ai ka pyetur ambasadorët, nëse kolegët e tyre në Serbi janë ankuar për vjedhjen e zgjedhjeve të dhjetorit në Serbi, nga presidenti serb Vuçiq.
“Mirë boll, veç kisha pas qef me ditë, a kanë shku kolegët tuaj ambasadorë te Vuçiqi me u anku për vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi, apo s’ka Quint-i ambasadorë atje?! “
“Faleminderit që po na ndihmoni, veç nuk ish kanë keq me i ndihmu Serbisë pak ma shumë, se atje kanë nevojë ma shumë!”, ka shkruar Basha.