Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar punën e Hashim Thaçit si kryeministër
Limaj ka thënë se Qeveria Thaçi 1 mund të vlerësohet si qeveri e pavarësisë.
“Hashim Thaçi si kryeministër identifikohet si qeveri e pavarësisë, qeveri e ndryshimit të madh të transformimit të Kosovës”, ka thënë Limaj.
Sipas tij, nuk ka qeveri që mund të krahasohet me Qeverinë Thaçi 1.
“Nuk ka deri sot qeveri që mund të krahasohet me qeverin e parë të Thaçit, bile me atë që po shoh nuk pritet të vjen një qeveri që krahasohet me atë qeveri”, ka thënë Limaj.