Hoxhaj për heqjen e vizave nga Emiratet: Lëvizje historike

Aktuale

Hoxhaj për heqjen e vizave nga Emiratet: Lëvizje historike

Më: 11 janar 2024 Në ora: 14:10
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i është gëzuar lajmit të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hoxhaj e ka quajtur “lëvizje historike”.

Sipas tij, Emiratet janë ‘aleati më i vjetër i Kosovës”.

“Lajme emocionuese pasi Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bien dakord të heqin kërkesat për viza, duke nxitur lidhje më të forta dhe duke hapur dyer të reja për njerëzit dhe bizneset. Kjo lëvizje historike pasqyron miqësinë e rrënjosur thellë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme për dekada.”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat