11 janari shënon përvjetorin e vdekjes së heroit Enver Maloku. Në këtë përvjetor edhe zyrtari i MPB-së, Shkëmb Manaj e ka kujtuar Malokun, madje duke kujtuar edhe fjalët e tij të fundit, pak ditë para vrasjes së tij.
Manaj shkruan se Maloku e parashikoi vitin e lirisë, por vet nuk e përjetoi.
Postimi i plotë:
"Viti i luftës 1998 dhe viti i lirisë 1999” - ky ishte shkrimi i Enver Malokut në fundvitin e vitit 1998, vetëm disa ditë para vrasjes së Tij në Prishtinë.
Ai e parashikoi vitin e lirisë së Kosovës, por nuk e përjetoi vet lirinë e Kosovës, e cila ishte, kontribut i veprës së tij.
Përherë do ta kujtojmë me krenari Heroin tonë, Enver Maloku!