​Varadkar-Barbano diskutuan mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë

Aktuale

​Varadkar-Barbano diskutuan mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 20:44
Foto nga vizita

Gjatë qëndrimit dyditor në Kosovë, kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, vizitoi sot Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit EULEX, misionin civil më të madh të Politikës së Përbashkët Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP).

Ai me këtë rast u takua me shefin e këtij misioni Giovanni Pietro Barbano, me të cilin diskutoi mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, ndërsa u informua rreth mandatit dhe aktiviteteve të EULEX-it nga zëvendësshefi Cezary Luba.

“Ishte nder që prita në vizitë Varadkar në EULEX dhe që pata rastin për të falënderuar Irlandën për mbështetjen e fuqishme dhe të gjatë dhënë Misionit, si përmes shërbimit të përkushtuar të pjesëtarëve irlandezë të stafit, që përfshinë edhe në pozita të larta,” tha Barbano.

Kryeministri irlandez inspektoi një gardë të nderit e përbërë prej pjesëtarëve të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it dhe Njësive Policore të Specializuara Rezervë, si dhe u takua edhe me pjesëtarët e kontingjentit irlandez në EULEX.

Ndryshe, Varadkar qëndroi dje dhe sot për vizitë në Kosovë, e para kjo e ndonjë kryeministri irlandez në vendin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat