Kjo është gjendja e të plagosurit në Prishtinë

Aktuale

Kjo është gjendja e të plagosurit në Prishtinë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 23:21
Veton Gashi

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri sonte në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Bajram Bahtiri”. I njëjti është duke u trajtuar në QKUK.

Gazeta ka kontaktuar mjekun emergjent, Ejup Govori.

Mjeku konfirmoi se gjendja e të plagosurit është stabile.

“Gjendja e tij është stabile, nga gjuajtje me armë është lënduar në ekstremitetet e poshtme” , tha ai.

Gazeta ka mësuar se i plagosur ka mbetur Veton Gashi i njohur me nofkën “Canki”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim.

Tutje ai shtoi se policia po vijon punën për idenitifikimin e të dyshuarve.

“Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat