Veseli për raketat “Javelin”: Duhet t’ua kenë frikën ata që mendojnë ta sulmojnë Kosovën

Aktuale

Veseli për raketat “Javelin”: Duhet t’ua kenë frikën ata që mendojnë ta sulmojnë Kosovën

Më: 12 janar 2024 Në ora: 00:02
Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me raketat “Javelin”, për të cilat sot është konfirmuar që Kosova ka porositur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është shprehur se është një tregues që Kosova po përgatitet ta mbrojë territorin, por sipas tij n uk ka nevojë për frikë.

Veseli u shpreh se frikën duhet t’ua kenë vetëm ata që mendojnë ta sulmojnë territorin e Republikës së Kosovës.

“Kjo është një tregues i qartë se Kosova po përgatitet ta mbrojë territorin, por assesi nuk është mesazh për fqinjtë, nuk ka nevojë për frikësim, këto shërbejnë për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, duhet t’ia kenë frikën ata që mendojnë ta sulmojnë territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat