Të shtënat me armë mes dy grupeve në Prishtinë: Edhe i plagosuri është i dyshuar - detaje të reja

Aktuale

Të shtënat me armë mes dy grupeve në Prishtinë: Edhe i plagosuri është i dyshuar - detaje të reja

Më: 12 janar 2024 Në ora: 09:55
Veton Gashi i cili mbeti i plagosur

Incidenti me të shtëna me armë zjarri sonte në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, përfundoi me një person të plagosur, i cili tashmë ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I riu, Veton Gashi, i njohur si ‘Canki’ u qëllua dy herë nga të dyshuarit. Dy prej tyre kanë rënë në prangat e Policisë, teksa dy të tjerë ndodhen akoma në arrati.

Policia ka dhënë detaje të reja, me ç’rast është bërë e ditur se ka pasur të shtëna në mes të katër të dyshuarve, në mesin e të cilëve edhe i riu që u plagos.

“Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.” – ka njoftuar Policia.  

Siç merr vesh media, ‘Canki‘, rreth 25-vjeçar është emër i njohur për organet e rendit, si pasojë e të kaluarës së tij kriminale.

Sipas informacioneve, i riu është plagosur dy herë, në këmbë e në kofshë, por gjendja e tij shëndetësore është stabile – jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast janë sekuestruar dy gëzhoja, e po ashtu është kontrolluar një automjet që dyshohet se është i përfshirë në incident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat