Pantiq, Millenkoviq e dy të tjerët dalin para gjykatës, akuzohen për terrorizëm

Aktuale

Pantiq, Millenkoviq e dy të tjerët dalin para gjykatës, akuzohen për terrorizëm

Më: 12 janar 2024 Në ora: 10:25
Milun Milenkoviq-Llune

Millun Millenkoviq i njohur si Llune, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllaiq janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale për sulmin terrorist të datës 6 dhjetor ndaj Zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të veriut.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës tashmë ka filluar seanca fillestare.

Në seancën fillestare janë sjellë Millun Millunkeviq, i njohur ndryshe si “Llune” dhe dy ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Aleksandar Vllaiq me pseudonimin “Vllau” dhe Dejan Pantiq.

Millun Millunkeviq është arrestuar nën akuzën e kryerjes së veprës penale “Sulmi terrorist”, i cili ka ndodhur vitin e kaluar ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ).

Në këtë ngjarje, dyshohet se ka përfshirje edhe ish-zyrtari policor i Kosovës, Dejan Pantiq.

Sipas njoftimeve nga Policia e Kosovës, dyshohet se Millunkeviq është përfshirë edhe në vepra penale të tjera kundër ushtarëve të KFOR-it.

Më 21 nëntor, Millun Millenkoviq – Llune i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Ai u arrestua në qershor të vitit 2023, nga Policia e Kosovës gjatë një operacioni në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat