Avokati i Millenkoviqit i drejtohet Gjykatës: Ofrojmë 30 mijë euro për arrest shtëpiak

Aktuale

Avokati i Millenkoviqit i drejtohet Gjykatës: Ofrojmë 30 mijë euro për arrest shtëpiak

Më: 12 janar 2024 Në ora: 11:18
Millun Millunkoviq

Avokati i akuzuarit për terrorizëm, Millun Millunkoviq i njohur si “Llune”, ka propozuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak, duke ofruar një shumë prej 30 mijë euro.

Avokati i tij ka theksuar se ky veprim ndikohet nga mungesa e provave për arratisje.

“Masa e paraburgimit kërkoj që të ndryshohet me masën e dorëzanisë në arrestin shtëpiak Ne propozojmë shumën prej 30 mijë euro që i pandehuri të mbrohet në arrestin shtëpiak”, ka deklaruar avokati i tij.

“Milani nuk do të arratiset. Duke marrë parasysh që aktakuza është ngritur, nuk kemi me sigurim të provave, me ketë nuk ekziston mundësia e arratisjes”, ka thënë tutje mbrojtësi i tij.

Ndërsa, gjyqtari i kërkon avokatit të drejtohet me shkrim gjykatës për kërkesën, ndërsa masa e dorëzanisë mbetet në shqyrtim.

“E pata durimin ta dëgjojë këtë kërkesë sepse gjykates duhet t’i drejtohesh me shkrim”, ka deklaruar gjykatësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat