Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Papa Françeskun në Vatikan.
Me këtë rast ajo ka njoftuar se Republika e Kosovës ka hapur misionin special në Selinë e Shenjtë.
Postimi i plotë:
Pas dy vitesh pune intensive me Selinë e Shenjtë, kam dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë.
Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë.