Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.
Ushtaraku Ismet Ibishi i ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka vlerësuar se ky hap e rrit sigurinë e policit gjatë shërbimit.
“Duke vlerësuar gjendjen e sigurisë, lind edhe nevoja për një armatim më cilësor, kështu që e përshëndes një aktivitet të tillë që Policia e Kosovës, gjegjësisht të jenë me armë adekuate që i përshtatet kohës. HS vërtetë i takon një familjeje të avancuar të armës së gjatë, kështu që kjo rrit edhe vetë sigurinë e policit gjatë shërbimit”, ka thënë Ibishi.
“Kështu që kjo me të vërtetë ka qenë nevojë për Policinë e Kosovës, duke vlerësuar rrethanat e sigurisë që i kemi. Kjo do të jetë një stimulim dhe një siguri shtesë për oficerët policorë që gjatë shërbimit të kanë një armë të tipit të tillë që i përket pikërisht kohës”, ka shtuar Ismet Ibishi.