Patrullat e policisë pajisen me armë të gjata, Çollaku: Do ta përforcojnë sigurinë e Kosovës

Aktuale

Patrullat e policisë pajisen me armë të gjata, Çollaku: Do ta përforcojnë sigurinë e Kosovës

Më: 12 janar 2024 Në ora: 18:12
Esad Çollak

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

Në lidhje me këtë ka folur gjeneral major, Esad Çollaku, i cili theksoi se këto armë do ta përforcojnë sigurinë e Kosovës.

“Është një armë që e përforcon njësinë dhe sigurinë e Kosovës veçanërisht personat të cilat do ta mbajnë armën. Arma tregon edhe fuqinë e një shteti dhe sa ka aftësi për mbrojtjen e territorit të vet. Siguria në Kosovë do të ketë një dimension tjetër”, ka thënë Çollaku, i ftuar në InfoMagazine në Klan Kosova.

“Dua t’i them disa parametra, ajo armë ka kaluar sfidat kontrolluese të cilat i ka ndërmarrë njësia më elite botërore dhe i kanë përdorë dhe jo më pak se vet Amerika është blerja më e madhe e pistoletave për policët amerikanë që shërbejnë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat